Aktorja kosovare i drejtohet atyre që gjykojnë: Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen

Aktorja kosovare i drejtohet atyre që gjykojnë: Vishemi shkurt, shajmë e pijmë alkool se na pëlqen

Vrasja e 18 vjeçares nga Ferizaji ka nxitur reagime të shumta nga figura të njohura.

Së fundi ka reaguar edhe aktorja e njohur, Shengyl Ismaili e cila  përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, i është drejtuar atyre që gjykojnë veshjen apo sjelljen e një vajze e gruaje.

Ismaili ka shkruar se arsyeja pse vishen gratë apo vajzat shkurt, është se ashtu u pëlqen atyre, po ashtu edhe dekoltenë mbajnë të hapur, se ashtu u pëlqen.

“Për ju qe gjykoni veshjen, sjelljen…

PO, vishemi shkurt, se na pëlqen.

PO, mbajmë dekolte të hapun, se na pëlqen.

PO, bëjmë botox, tatoo, se na pëlqen.

PO, kaniher shajmë, se na pëlqen.

PO, dalim deri vone kllabavë, se na pëlqen.

PO, pijmë alkohol, se na pëlqen.

PO, dalim në takime me djem, se na pëlqen.

PO…

PO..

PO…

Po asnjë nga këto PO -të tona, nuk do të thotë PO, për juve që veç punët e juve nuk i kqyrni”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si të dyshuarit kryesor për vrasjen makabre të 18 vjeçares.

I dyshuari kryesor D.K sot gjatë ditës pritët që të dalë para gjykatës në Ferizaj./Insajderi.com