Barbara Carrera që luajti përkrah aktorit të ndjerë skocez, Sean Connery në filmin “Never Say Never Again” të vitit 1983, tha për Fox News, se ka shumë kujtime të këndshme me të – veçanërisht për skenën ku ajo puthi aktorin në film, njofton Insajderi.
“Ai ishte absolutisht një puthës i shkëlqyeshëm”, tha duke qeshur aktorja. “Gjithçka që është thënë për të është e vërtetë”.
“Por ai ishte gjithashtu një zotëri,” vazhdoi ajo. “Bashkëshortja e tij ishte në shesh xhirim në çdo moment. Ai ishte shumë vigjilent. Nuk na shkonte mendja të vidhnim puthje. Por skena ishte aq e shenjtë, aq e pastër. Ishte kaq e veçantë për mua”.
Por, të puthje James Bond-in nuk ishte gjithnjë e thjeshtë.
“Më kujtohet skena jonë e puthjes”, kujton Carrera. “Kthyem kokën dhe aty ishte bashkëshortja e tij që po na shihte. Na nxori nga momenti. Kështu që Sean i kërkoi të largohej. Qeshëm shumë me këtë pasi xhirimet u kryen. Micheline kishte një sens humori të jashtëzakonshëm”. /Insajderi.com