Aktorja e një sërë filmash të suksesshëm, Kirstie Alley ka thënë hapur se vota e saj këto zgjedhje do të shkojë për Donald Trump, njofton Insajderi.
Ajo ka shfaqur gjithmonë mbështetjen e saj për Trump-in dhe gjithnjë është përballur me kritikuesit e saj. Madje me qëndrimet e saj konservatore, Alley ka kritikuar të nominuarin e demokratëve për president, Joe Biden.
Të shtunën në një postim në Twitter, ajo shkroi:
“Do të votoj për Donald Trump, sepse ai NUK është një politikan. E votova pikërisht për këtë arsye para katër vjetësh, dhe përsëri do ta votoj për këtë arsye. Është i aftë të kryejë detyrat e tij shpejt, dhe do ta rregullojë edhe ekonominë shpejt. Ja të nderuar, kaq kisha”.
Komentet në postimin e saj ishin të shumta, me shumë që kritikonin punën e presidentit gjatë pandemisë dhe përkeqësimit ekonomik, ndër të tjerash. Nuk shkoi shumë dhe emri i aktores ishte në listën e temave më të përfolura në Twitter.
Aktorja, Patricia Arquette u tregua filozofike duke replikuar, “Vota ime për Biden, anulon tënden. Kam kryer detyrën time të ditës si qytetare”.
“Ai po kandidon për ri-zgjedhje. Ai është një politikan”, theksoi aktori, Diedrich Bader. “Gjithashtu, është një argument i çuditshëm sikurse ky: ‘Dua që aeroplanin ta pilotojë dikush që NUK është pilot”.
Alley u rikthye për të shfaqur pakënaqësinë, për faktin se ajo nuk mund të shprehë mendimin e saj pa u sulmuar.
“Nuk kam parë kaq shumë ofendime në emrin tim asnjëherë në jetë”, shkroi ai, 30 minuta më vonë nga postimi i parë. “Definitivisht nuk jam në vendin e duhur këtu. Sidoqoftë, si duket nuk më lejohet që shfaq pikëpamjen time, pa më quajtur emra të tmerrshëm, nga, që unë do të supozojë, janë njerëz të tmerrshëm”. /Insajderi.com
Burimi: USA Today