Aktorja me pasuri prej miliona dollarë – por udhëton me metro

Aktorja me pasuri prej miliona dollarë – por udhëton me metro

Aktorja Katie Holms po udhëheq një jetë shumë modeste përkundër statusit, parave dhe famës.

Kohët e fundit, paparacët e kanë vënë re aktoren në një metro të qytetit të Neë Yorkut duke lexuar libër… tipike si çdo njujorkeze.

Nuk është se bukuroshja nuk ka para për aeroplanë privat, por është një nga yjet që me të vërtetë bënë një jetë normale, pavarësisht pasurisë që llogaritet ta ketë 25 milionë dollarë.

Përkundër statusit të një ylli dhe një karriere që zgjat më shumë se njëzet vjet, ajo ka arritur të ruajë jetën modeste dhe të thjeshtë.

Gjithashtu edhe vajzën e vetë, Surin, të cilën e ka me Tom Cruisen, ia ka imponuar një stil të ngjashëm të jetës, ku së bashku bëjnë pazar dhe angazhohen në aktivitete ditore.

Ndryshe, 39-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shfaqen në kinematë anembanë botës.