Aktorja Naomie Harris ka pranuar që jeta pas karantinës është shumë e vështirë.
“Mezi pritja që jeta t’i kthehej normales, mirëpo normalja e re është mjaftë sfiduese. Maskat janë për të na mbrojtur, mirëpo duken edhe si mënyrë për t’u izoluar”.
Naomi e ka ka luajtur në filma si James Bond dhe Moonlight tha se përkundrazi në karantinë kishte kaluar kohë të mirë, e ishte dukur sikur të ishte në ‘pension të hershëm’.
“Karantina ishte një përvojë shumë e mirë, sepse jetoj në të njejtën rrugë me familjen time, prandaj ne ishim në fluskën tonë të vogël. Ne kalonim shumë kohë bashkë, duke gatuar ushqim, sa dukej sikur bota ndaloi”.
Aktorja foli për ngacmimet që kishte përjetuar si fëmijë dhe se si aktrimi kishte qenë një mënyrë për tu larguar nga këto trauma. Përpos kësaj medimi dy herë në ditë është duke i bërë shumë mirë./Insajderi.com