Aktorja na tregon si është të kesh tre fëmijë nga tre baballarë të ndryshëm

Aktorja na tregon si është të kesh tre fëmijë nga tre baballarë të ndryshëm

Ajo është një aktore e njohur për shpirtin e saj të lirë dhe natyrën shumë alegro.

Kate Hudson foli hapur për përvojën e saj si një nënë, specifikisht për faktin që te fëmijët e saj kanë baballarë të ndryshëm, njofton Insajderi.

Në një intervistë virtuale në “Sunday Today with Willie Geist”, ajo tha, “Kam baballarë të ndryshëm. Kam fëmijë në të gjithë vendin”.

“Pritshmëritë më të mëdha që kam në jetë kanë të bëjnë më fëmijët e mi dhe jetën në familje”, vazhdoi ajo.

“Çka është tej saj, thjesht e lë. Punoj fort dhe pastaj largohem duke shpresuar për më të mirën”.

Kate ndan djalin e saj të madh Ryder, 17 vjeçar, me ish-bashkëshortin Chris Robinson, djalin e vogël Bingham, nëntë vjeç, me ish-të fejuarin e saj Matt Bellamy dhe vajzën Rani Rose, dy vjecare, me partnerin e saj Danny Fujikawa. /Insajderi.com