
Aktorja amerikane, Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, njofton Insajderi.
Duff, 33 vjeçare, ndau lajmin e ëmbël së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e saj nën Instagram, duke ndarë një video të shkurtër ku paraqitet edhe bashkëshorti, Mattheë Koma.
“Në po rritemi”, shkroi ajo nën postim. Në video shihet bashkëshorti i saj teksa i ledhaton barkun e rrumbullakosur.
Ky do të jetë fëmija i tretë për aktoren e cila ka edhe një djalë, Luca-n, 8 vjeçar, me ish-bashkëshortin Mike Comrie, dhe një vajzë një vjeçare me bashkëshortin aktual.
Çifti u martuan në dhjetor të vitit 2019. Aso kohe aktorja kishte ndarë një fotografi ku shihet me Koma-n që qëndronin para një makine ku shkruante ‘të sapomartuar’. /Insajderi.com
Burimi: Fox News