Aktorja rrëfen në detaje eksperiencën e saj në psikiatri si 13 vjeçare

Aktorja rrëfen në detaje eksperiencën e saj në psikiatri si 13 vjeçare

Drew Barrymore u intervistua virtualisht në emisionin SiriusXM të Hoëard Stern të hënën, ku foli në lidhje me vitet e saj të trazuara të adoleshencës dhe marrëdhënien me nënën e saj, Jaid Barrymore, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Barrymore tha se si një aktore fëmijë, se kishte burime financiare dhe një nënë që donte të ishte shoqja e saj në vend se të ishte një nënë për të.

Shkoja në klube të natës në vend të shkollës dhe vidhja makinën e nënës, dhe e kuptoni, isha jashtë kontrollit. Nganjëherë isha në humor por nganjëherë isha aq e zemëruar sa më mbyllnin”, tha ajo duke shpjeguar që me mbyllje nënkuptonte spitalit psikiatrik ku kaloi 18 muaj.

Barrymore tha se nuk ishte një përvojë rehabilitimi e qetë. Tutje tha se ajo ishte aq e zemëruar saqë “nuk mund të shihte drejt” dhe nuk mund ta kuptonte pse po dënohej kaq ashpër.

Përmes terapisë, Barrymore tha se e ka falur nënën e saj dhe nuk dëshironte që ajo të jetonte në dhimbje.

Ajo shtoi se të dyja mbajnë kontakte, dhe në fakt kishin shkëmbyer mesazhe të hënën në mëngjes para intervistës. /Insajderi.com