Për disa kohë tani, shumë ndjekës i uronin shtatzëninë aktores së humorit, Eliona Pitarkas në postimet e saj në Instagram, lajm të cilin ajo ende nuk kishte konfirmuar, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Ndërkohë gjatë ditës teksa ajo përgjigjej në pyetjet e ndjekësve në Instagram, aktorja konfirmoi edhe lajmin se ajo vërtetë është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.
Një nga pyetjet për Elionën ishte se nëse ajo synon të krijojë familje në të ardhmen apo qëndron e fokusuar për karrierën tani për tani, ajo tha se po i bën të dyja.
“E kush tha që nuk mund ti bësh të dyja paralelisht, sepse unë po i bej të dyja”, u përgjigj ajo në pyetjen e ndjekësit.
Para më shumë se një muaji, aktorja mori edhe propozim për martesë. Këtë e ndau me një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku shihej duke shfaqur unazën e saj të propozimit.
“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar aktorja nën foton që ka ndarë.
View this post on Instagram
Sa i përket partnerit, tani të fejuarit të saj, ajo nuk ka ndarë asnjë detaj me publikun. Edhe kur njëri nga ndjekësit i kërkoi të dinte se kur do ua prezantonte partnerin, ajo u përgjigj:
“Ndoshta asnjëherë, jemi shumë të lumtur në privatësinë tonë. Jetë private, jetë e lumtur”.
Aktorja që pasnesër feston edhe ditëlindjen, zbuloi për ndjekësit e saj se ka më shumë se tre vjet që është në lidhje me partnerin e saj. /Insajderi.com