Aktorja shqiptare pozitive për COVID-19, shtrohet në spital

Aktorja shqiptare pozitive për COVID-19, shtrohet në spital

Rajmonda Bulku ka rezultuar pozitive për Coronavirus, dhe gjendja shëndetësore i diktoi shtrirjen në spital.

Sipas “Newsbomb” aktorja është shtruar në spital për t’u kuruar nën kujdesin e stafit mjekësor. Nuk dihet se si është prekur nga virusi aktorja 62 vjeçare, ashtu sikurse nuk është zbuluar asnjë detaj i mëtejshëm lidhur me situatën aktuale të Bulkut, njofton Insajderi.

Rolet e saj më të spikatura ishin në filmin “Dimri i fundit” dhe “Zonja nga qyteti”. /Insajderi.com