Aktorja turke deklaroi se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj

Aktorja turke deklaroi se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj

Aktorja e njohur turke, Melisa Döngel, është emër shumë i njohur në turke, shkruan Insajderi.

Ajo së fundmi ka zbuluar se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj kur ishte në vitin e parë të shkollës së mesme.

Ajo tha së për një gjë të tillë i kishte tregua nënës së saj por ajo nuk i kishte besuar.

Kjo e fundit I kishte kërkuar që të mos ankohej dhe si rezultat i kësaj ajo që kishte ndodhur në familje ishte mbuluar, bëjnë të ditur mediat turke.

Mirëpo, Döngel nuk e kishte duruar dot këtë situatë dhe kishte bërë një raportim në polici ndaj babait të saj A.D më 18 janar 2017, i cili pastaj ishte arrestuar. Por,  që nuk e kishte pranuar veprën me të cilën akuzohej, madje kishte thënë se vajza e tij po bënte shpifje.

Döngel tutje ka treguar se ka dashur të vetëvritej pasi që nuk mund të bënte asgjë, sepse i ati e kërcënonte vazhdimisht.

”Nuk mund të thosha asgjë sepse babai im më kërcënonte vazhdimisht se do t’i jepte fund aktrimit tim dhe do të më nxirrte nga shkolla. Unë madje u përpoqa të vrisja veten. Nuk kam më durim ta duroj. Jam lodhur duke qëndruar pa bërë asgjë. Jam lodhur duke jetuar sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ndihem sikur jam 30 vjeç. Doja të shkoja, por mendova për motrën time”, është shprehur Dongel.

Së fundmi, i ati i Melisës është dënuar me 15 vjet burg, ndërsa aktorja është duke bërë përpjekje që të marrë kujdestarinë e motrës së saj për shkak se frikësohet se mund t’i ndodh edhe asaj e njëjta gjë.

Ndryshe, Melisa Döngel u bë e njohur për publikun në serialin ”Sen Çal Kapimi”, në rolin e Xherenit

Në mbeshtëtjë të saj kanë dalur shumë kolegë të saj të cilët i kanë qëndruar pranë./Insajderi.com