Aktorja u desh ta bllokonte të ëmën në Instagram

Aktorja u desh ta bllokonte të ëmën në Instagram

Gjatë episodit më të fundit të “Jimmy Kimmel Live!”, aktorja 29-vjecare, Emma Roberts, kujtoi kohën kur nëna, Kelly Cunningham, i kishte zbuluar shtatzëninë e saj, njofton Insajderi.

Për ta përshkruar sa më mirë, aktorja shpjegoi që nëna e saj nuk kishte kompjuter, por vetëm një telefon me kapak, deri para tre vjetësh. Kështuqë ajo vendosi t’i blinte asaj një telefon “iPhone”, për ditën e nënës.

“I thashë: ‘Tani mund të flasim kamerë dhe mesazhe. Sa bukur’”, kujtoi aktorja e cila vazhdon, “Dhe ishte gabimi më i madh që kisha bërë”.

Më pas, Cunningham hapi një llogari në Instagram. Në fillim ajo kishte disa qindra ndjekës që më pas u bënë mijëra ndjekës, dhe nëna e saj nuk e kuptonte fare mirë botën e rrjeteve sociale.

Kështu nëna e saj, filloi komunikimin me fansat e së bijës. Ndërkohë që aktorja po mbante të fshehtë shtatzëninë e saj, nëna në anën tjetër po falënderonte ata që e uronin mbi shtatzëninë e Emma-s.

Kur një komentues e kishte pyetur nëse vajza juaj është shtatzënë ajo ishte përgjigjur me “po”. Kur një tjetër e uronte, ajo ia kthente me, “Faleminderit shumë. Jemi tejet të emocionuar”.

“Ishte një katastrofë”, thotë Roberts. “E zbulova teksa po udhëtoja me aeroplan. Nuk mund ta kontaktoja. Nuk mund ta telefonoja e as të acarohesha me të. Nuk mund t’i thoja, ndalu”.

Por, as nëna e saj nuk e kuptonte pse këto komente ishin gabim. “Kur i thashë asaj: ‘mami ti zbulove shtatzëninë time’ ajo më tha ‘Emma, ti e kishte dhënë lajmin vetë”, tha Roberts. “I thashë: ‘Jo nuk e kam bërë. Ishte lajm portali”, thotë aktorja, teksa nëna i kishte thënë, “Oh, epo nuk ishte e qartë”. /Insajderi.com

Burimi: People