Aktorja zbulon sfidën e saj më të madhe si nënë mes pandemisë së Coronavirus-it

Aktorja zbulon sfidën e saj më të madhe si nënë mes pandemisë së Coronavirus-it

Fituesja e çmimi “Oscar” nuk rrëfen shumë detaje kur vjen puna tek familja e saj.

Sidoqoftë, Anne Hathaway dha një intervistë të rrallë mbi mëmësinë për gazetën australiane “The Daily Telegraph’s” këtë fundjavë, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Aktorja e cila ka dy djem me bashkëshortin, Adam Shulman bëri tha me shaka se sfida më e madhe gjatë bllokimit të pandemisë ishte larja e rrobave.

Kur u pyet nga intervistuesi, cila ka qenë sfida më e madhe si nënë, ajo tha: “Gjatë bllokimit? A mund të shaj? Ato dreq rrobash që duheshin larë”.

Sidoqoftë, Anne vazhdoi të zbulojë se si amësia i ka siguruar asaj ‘shumë mundësi’.

‘Padyshim që ka një kurbë të të mësuarit – thjesht duhet të jesh e mirë me veten, sepse ndihesh sikur po bën gjithçka gabim, veçanërisht në ditët e para. Por është më shumë sesa thjesht një sfidë”.

Anne gjithashtu zbuloi atë që i ka mësuar pandemia e Coronavirusit, duke thënë se ‘mënyra se si jetojmë dhe duam është ajo se si do të na kujtojnë gjithmonë’. /Insajderi.com