Tre producentë ekzekutivë janë jashtë nga “The Ellen DeGeneres Show” pas akuzave për sjellje seksuale dhe nxitjen e një ambienti të dobët pune.
Një zëdhënës për Warner Bros. konfirmoi për Fox News të hënën se producentët ekzekutiv Ed Glavin, Kevin Leman dhe Jonathan Norman “kanë ndarë rrugët me” shfaqjen.
Duket se Mary Connelly, Andy Lassner dhe Derek Westervelt do të mbeten si producentë së bashku me Ellen DeGeneres.
Sipas Variety, stafit të “Ellen” iu dha lajmi gjatë një takimi të hënën, në të cilin, komediania 62-vjeçar thuhet se ka folur përmes thirrjes me video konferencë. /Insajderi.com