Akuza të reja për “Për’puthen” nga një tjetër ish-konkurrent

Akuza të reja për “Për’puthen” nga një tjetër ish-konkurrent

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ish-konkurrenti Eri Aga shkroi se ka marrë vesh që do të bëhet një takim me helikopter, një ide që ky e kishte pasur për një takim me Ledjanën.

Në postimin e tij, ai paralajmëroi se nëse do të shikonte se këtë takim e zhvillonte dikush tjetër do të demaskonte programin.

“Kam marr vesh që do bëhet takimi me helikopter, që mua s’ma lejuan ta bëj takimin me helikopter për shkak se s’donin që të merrja vëmendje, nëse del takimi nesër me helikopter unë do t’ju demaskoj komplet emisionin. Kaq po ju them. Të ma dini për nder se po ju paralajmëroj”, shkruante Eri.

Dhe kështu ndodhi, sepse puntatën e mbrëmjes së sotme, konkurrenti i ri Princi befasoi Jasminën me një takim në helikopter. Duke parë rrjedhën e ngjarjeve, Eri vendosi që me anë të një videoje të tregonte disa prapaskena të fshehura të emisionit.

Së pari, ai theksoi se ideja e tij ishte refuzuar për faktin e vetëm se Lediana nuk kishte audiencë të mjaftueshme për një takim kaq spektakolar.

“Në fillim Olsa më tha ti nuk do e bësh me Ledjanën këtë takim, por do e bësh me një person tjetër, sepse Ledjana nuk ka audiencë. Më vonë personi tjetër u largua nga studio dhe kur erdhi rasti që Ledjana do bënte takimin e dytë me mua ajo i tha me mesazh jo nuk do e bësh takimin me Erin”, tregoi ish-konkurrenti.

Eri vazhdon të tregojë se kishte këmbëngulur që të realizonte idenë e tij, mirëpo sërish u refuzua kinse ky takim ishte bërë më herët në një tjetër emision dashurie, “Love Story” në TV Klan.

“Unë e mora në celular edhe i them Olsës takimin e dytë me Ledjanën dua ta bëj me helikopter se është takimi im dhe dua ta bëj si dua vetë. Në fillim Olsa më tha ok. Pastaj më mori gazetarja e Për’puthen dhe më tha Eri nuk do e bësh këtë takim, sepse e ka bërë më parë Love Story dhe nuk ka shans asnjë njeri tjetër që ta bëj atë takim me helikopter”, tha Eri.

Ndër të tjerash, ai pohon se vajzat marrin udhëzime nga autorja e emisionit, Olsa Muhameti, se me kë duhet të dalin në takime. Sipas tij, autorja ka vendosur që interesi i tij romantik, Ledjana të dal e përputhur me Mevlan Shabën. /Insajderi.com