Alban Mehmeti: Gruaja ma ndryshoi jetën

Alban Mehmeti: Gruaja ma ndryshoi jetën

Këngëtari i njohur shqiptar  i muzikës popullore, Alban Mehmeti ka bërë së fundmi një rrëfim të vaçant për  bashkëshorten e tij Fjollën duke u shprehur se ajo ja ka ndryshuar jetën.

I ftuar në emisionin  “Prive”, Albani foli si rrallëherë  për bashkëshorten  me të cilën është martuar  prej vitesh.

“Fjolla është njeriu që i ka dhënë kuptim më ndryshe jetës sime. Nga ajo kur kam qenë beqar, kam ndryshuar krejtësisht sepse jam bërë edhe baba. Ndihem i plotë falë kontributit të saj në jetën time”, është shprehur këngëtari.

Albani dhe Fjolla janë prindër të dy djemve me të cilët postojnë shpesh foto në rrjete sociale.