Dy artistët u premtuan fansave të tyre ‘kolonën zanore të verës’. Më këngën që publikuan gjatë ditës së djeshme, ata si duket po mbajnë premtimin e dhënë, njofton Insajderi.

Në një verë që po na duket e largët, artistët Alban Skënderaj dhe Elgit Doda sollën bashkëpunimin e ri, që pati kritika shumë të mira.
Para një jave, Alban Skënderaj kishte paralajmëruar këtë këngë duke shkruar në llogarinë e tij Instagram, “Nje dolli per hitin e rradhes Do e degjoni deri sa t’ju vije ne maje te hundes. Ju premtojme se Kolona Zanore e kesaj vere do te jete, ‘Parajsa ime’”.
Kënga titullohet “Parasja ime” e cila u realizua edhe me videoklip. Kjo njëkohësisht shënon edhe bashkëpunimin e parë mes dyshes artistike, njofton Insajderi.
Në 18 orët e para të publikimit kënga arriti afro 500,000 klikime në platformën Youtube dhe të shumtë ishin ata që e quajtën atë ‘Calma shqiptare’ (Calma – këngë nga Pedro Capo.)
Më poshtë mund të ndiqni bashkëpunimin e artistëve. /Insajderi.com