Ndonëse përgjatë gjithë vitit 2020 ai nuk ishte aktiv me prurje të reja muzikore – përveç bashkëpunimit me Arilena Arën për këngën “A i sheh” – këtë vit Alban Skenderaj rikthehet me ‘specialitetin e tij’.
Gjatë ditës, ai publikoi një pjesë shumë të shkurtër që duket të jetë edhe refreni i këngës, e që në dëgjim të parë fansat dhe ndjekësit e tij e adhuruan.
Këngëtari nuk ka ndarë detaje të lansimit të këngës, ndërsa në përshkrim ka hedhur vetëm një ‘emoji’ të orës së rërës, që nuk kuptohet nëse është referencë për titullin e këngës apo se kënga nuk do shumë kohë që të lansohet.
Gjithsesi, deri sa kënga të lansohet ne duhet të mjaftohemi me kaq sa ka publikuar artisti. Më poshtë mund të shihni postimin e tij të plotë. /Insajderi.com
View this post on Instagram