Postimi i flamurit autokton nga ana e Dua Lipës mbrëmjen e djeshme në rrjetet e saj sociale solli reagime të ashpra nga ana e popullit serb. Qindra mijëra komente vërshuan postimi e saj.
Por jo vetëm kaq, të njëjtin trajtim morën edhe persona që ishin pro postimit të këngëtares, njofton Insajderi.
Edhe moderatorja shqiptare, Albana Osmani u bë shënjestër e përdoruesve serb në rrjete sociale. Por sic thekson ajo i ka përcjellë me ‘lezet’ jashtë profilit të saj.
“Largohuni paqësisht nga profili im. Nuk mund ta ndryshoni historinë. Kosova është Kosovë dhe është zemra e Shqipërisë. Me mirësjellje po ju kërkoj të mos më shkruani më mesazhe. Vetëm në rast se dëshironi të blini një nga çantat ‘Reine Ana’. Do të ishte mrekulli. Mund t’i porosisni online në ‘link in bio’. Kalofshi mirë. Është 2020 dhe ka marrë fund: Kosova është Kosovë, Kosova i përket Kosovës”, ka shkruar si përgjigje përfundimtare Albana.
Këtë koment si replikë e la për një përdorues serb që e kishte eituketuar atë, dhe të njëjtin ajo e ripostoi si ‘screenshot’ në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan:
“Tu i përcjell me lezet. Se na pushtuan inbox-in. Nga një koment që bëmë tek Dua Lipa. Këta të blejnë nga një çantë atë të bëjnë”, shkruan ajo nën postim. /Insajderi.com