Albërie Hadërgjona e përlotur: Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse të këndohet ne gjuhën serbe

Albërie Hadërgjona e përlotur: Kosovarët lënë paratë e fundit në Shqipëri, përse të këndohet ne gjuhën serbe

Reagimet kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë janë duke vazhduar.

Një reagim së fundmi lidhur me këtë e ka bërë edhe këngëtarja, Albërie Hadërgjonaj, e cila në emisionin “21Gradë” theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë ta promovojë muzikën serbe, për hire të gjithë kosovarëve, pasi ka shumë njerëz që akoma i vuajnë ato varre masive nuk e dinë se ku i kanë as eshtrat e familjarëve të vet.

“Nuk e di, ne jemi me fat në një farë forme, nuk jemi edhe me fat pasi ka shumë njerëz që akoma i vuajnë ato varre masive nuk e dinë se ku i kanë as eshtrat e familjarëve të vet, prandaj më vjen edhe keq për shembull që në Shqipëri merret vendim edhe këndohet në gjuhën serbe, nuk është puna se muzika nuk ka politikë në fakt ne duhet të ecim përpara ta pranojmë një farë forme fitoren që e kemi dhe që nuk ka kush të na merre më”.

 

 

Këngëtarja ka thënë së një gjë e tillë nuk është dashur të ndodh pasi që i kemi të gjithë kosovarët që i lënë parët e fundit në Shqipëri.

“Ta duam fort njëri-tjetrin, shtetet si Greqi, Serbi shtetet sllave nuk na njohin ne, atëherë ti përse si shqiptarë për çfarë duhet ta promovosh muzikën serbe. Tani ti ke gjithë Kosovën që lënë paret e fundit në Shqipëri, unë jam çdo ditë në dasma, nuk ka makinë që nuk e mban flamurin e kuq e zi, më dhemb zemra sepse nuk e meritojmë këtë gjë. Pse duhet ta promovojmë ne gjuhën serbe, kush është ai?”, ka thënë mes shumë gjërash Hadërgjonaj.

 

Ndryshe, kundër ardhjes së tij janë shprehur një numër i madhe i artistëve shqiptare.

Capital T dhe Dafina Zeqiri kanë anuluar përformancën pasi kanë kuptuar lajmin për ftesën që i është bërë këngëtarit serb./Insajderi.com