Këngëtarja e njohur kosovare, Albërie Hadërgjonaj, ka marrë vaksinën anti-COVID në Deçan.
Se e zgjodhi vendlindjen e saj dhe jo SHBA-të, ku gëzon nënshtetësi amerikane dhe ka mundur të vaksinohet prej kohësh atje, e bëri të ditur vetë Hadërgjonaj me anë të një videoje.
“Sigurisht vaksinën do ta merrja vetëm në vendlindje, shikoni çfarë disipline dhe çfarë pastërtie. Më vjen shumë mirë – tani dua t’i përshëndes të gjitha motrat edhe ndihmëset, mjekët, faleminderit për kontribut”, thotë Albëria përgjatë videos, ndërsa falënderon personelin mjekësor.
Ajo gjithashtu ka përmendur edhe Kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajt, duke e përgëzuar për punën rreth mobilizimit në qendrën e vaksinimit në këtë komunë.
Për fund, këngëtarja e njohur dha një mesazh për të gjithë ata që ende nuk e kanë marrë vaksinën, që të mos e neglizhojnë një proces të tillë, pasi ka rrezik nga një valë e re e variantit Delta në muajt në vazhdim.
“Për të gjithë ata që s’e kanë marrë sigurisht një këshillë vjen edhe nga të gjithë stafi edhe nga Ministria e Shëndetësisë për t’u vaksinuar sepse pritet një valë e dytë e Covid-19. Ju uroj një verë sa më të mirë të gjithë pushuesve”, ka thënë Hadërgjonaj. /Insajderi.com