Albërije Hadërgjonaj zhvendoset nga qyteti që nuk fle kurrë në qytetin e engjëjve

Albërije Hadërgjonaj zhvendoset nga qyteti që nuk fle kurrë në qytetin e engjëjve

Jeta e artistes, Albërie Hadërgjonaj është e ndarë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës. Përgjatë viteve, ajo ka udhëtuar mes këtij trekëndëshi duke zhvilluar karrierën e saj dhe duke rritur fëmijët.

Por ka vjet që ajo vendbanimin kryesor e ka bërë Amerikën, qytetin e New Yorkut, njofton Insajderi.

Por këngëtarja është gati për një ndryshim të madh, ajo po lë qytetin që nuk fle kurrë, New York-un për qytetin e engjëjve, Los Angeles, California.

Këtë ndryshim në jetën e saj e bëri të ditur me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.

Por këngëtarja nuk do të jetë e vetme, meqenëse LA është edhe vendi ku vajza e saj, Anxhelina është vendosur prej kohësh.

Në anën tjetër me 1 nëntor të këtij viti, ajo inauguroi edhe dyqanin e saj të parë të fustaneve “AlbëriCouture” që u hap në Tiranë. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alberi Couture (@albericouture)