Nëse ju ka marrë malli të dëgjoni këngë me stilin që dikur këndonte këngëtarja, Genta Ismajli e keni mundësinë të dëgjoni këngën më të re të këngëtares, Albina Kelmendi.
Kjo e fundit pak orë më parë ka sjellë në dritë këngën e paralajmëruar disa javë më herët e që mban titullin “Ta fali zemra“, shkruan Insajderi.
Shiko po ashtu > Ku je kon n’3 të natës, Mihrija e qet në pozitë të vështirë’ Naimin
“Se jetën unë nuk e shoh pa ty”, thotë këngëtarja në këtë këngë e cila duket të jetë prodhim i produksionit “Arboni”.
Bazuar në të dhënat e publikuara në YouTube, muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge i ka bërë Wirusi derisa teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu.
Në videoklipin e realizuar nga “Urban Graphics”, Klemendi shihet e veshur plot stil dhe elegancë duke iu përshtatur pikërisht edhe stilit të këngës që po këndon.Theksojmë që Kelmendi këtë projekt të ri e ka publikuar pesë muaj pas këngës së ripërpunuar “Mos më lini vet” ka ka marrë gati 300-mijë shikime.
/ © Insajderi /
REVIEW / Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat