Albina Kelmendi kthen në jetë stilin e dikurshëm të këngëve të Genta Ismajlit, vjen me ‘Ta fali zemra’

Albina Kelmendi kthen në jetë stilin e dikurshëm të këngëve të Genta Ismajlit, vjen me ‘Ta fali zemra’

Nëse ju ka marrë malli të dëgjoni këngë me stilin që dikur këndonte këngëtarja, Genta Ismajli e keni mundësinë të dëgjoni këngën më të re të këngëtares, Albina Kelmendi.

Kjo e fundit pak orë më parë ka sjellë në dritë këngën e paralajmëruar disa javë më herët e që mban titullin “Ta fali zemra“, shkruan Insajderi.

Shiko po ashtu > Ku je kon n’3 të natës, Mihrija e qet në pozitë të vështirë’ Naimin

“Se jetën unë nuk e shoh pa ty”, thotë këngëtarja në këtë këngë e cila duket të jetë prodhim i produksionit “Arboni”.

Bazuar në të dhënat e publikuara në YouTube, muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge i ka bërë Wirusi derisa teksti është shkruar nga Kreshnik Avdiu.

© Albina Kelmendi [instagram]

Në videoklipin e realizuar nga “Urban Graphics”, Klemendi shihet e veshur plot stil dhe elegancë duke iu përshtatur pikërisht edhe stilit të këngës që po këndon.

Theksojmë që Kelmendi këtë projekt të ri e ka publikuar pesë muaj pas këngës së ripërpunuar “Mos më lini vet” ka ka marrë gati 300-mijë shikime.

/ © Insajderi /

REVIEW / Tri gjërat që Robert Berisha i bënë me një vajzë para se të shkojë në krevat