Albumi i Dua Lipës është i pari në mes 10 albumeve më të mira nga revista “People”

Albumi i Dua Lipës është i pari në mes 10 albumeve më të mira nga revista “People”

Dua Lipa është një prej artisteve të pakta, që përkundër pandemisë dhe rregullave strikte arrin të krijojë muzikë të re, të bëj bashkëpunime të suksesshme dhe edhe të gjej mënyra për të mbajtur koncerte në një kohë kur ato janë të ndaluara, pra në formatin online, njofton Insajderi.

Puna e palodhur e këngëtares ka arritur të kurorëzohet me suksese njëri pas tjerit.

Së fundmi, revista prestigjioze People ka përzgjedhur albumet më të mira të vitit, ku i pari është vlerësuar të jetë albumi “Future Nostalgjia”.

Albumet e tjera të përzgjedhura në këtë listë janë “Folklore” nga Taylor Swift, “Chromatica”  nga Lady Gaga, “Ungodly Hour” nga Chloe x Halle, “Plastic Hearts”, “Fetch the Bolt Cutters” nga Fiona Apple, After Hours nga The Weeknd, The Otherside nga Cam, Papi Juancho nga Maluma./Insajderi.com