Një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare është duke rritur famën e saj në botë.
Ava Max dje ka publikuar albumin “Heaven and Hell” për të cilin ka punuar rreth dy vite.
Këngëtarja emri I vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vetëm 24 orë pas publikimit të këtij albumi ka arritur të jetë e para në iTunes.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka postuar dy fotografi. Njëra prej tyre tregon listën e iTunes, ndërsa tjetra tregon atë duke festuar e gëzuar me disa balona në dorë.
“Albumi numër 1 në mbarë botën. Ju njerëz jeni të egër. Ju falenderoj shumë!!!”, ka thënë ajo në shënimin e fotove.
Ava Max arriti të kryesor në këtë listë duke lënë pas vetes emra të këngëtarve si Alicia Keys dhe Adele./Insajderi.com