Albumi i ri i Billie Eilish nuk do të dalë para përfundimit të karantinës

Albumi i ri i Billie Eilish nuk do të dalë para përfundimit të karantinës

Albumi i ri I Billie Eilish nuk do të dalë para se pandemia të ketë përfunduar, kanë lënë të kuptohet vëllai dhe producenti Finneas.

Finneas tha se albumi nuk do të dalë deri sa të jetë e sigurtë të bësh turne.

“Unë e kam një dëshirë të dëshpëruar për të mos lansuar asgjë gjatë pandemisë,” tha ai. “Është rekordi i vaksines. Unë dua që kur albumi të dalë, të gjithë të kërcejnë në rrugë me atë album.”

Mirëpo ai tregoi se bashkë me Billien janë duke punuar në këngë të këtij albumi.

“Unë nuk kam vuajtur për shkak të largësisë. Billie dhe unë jemi duke punuar nga larg dhe unë jam duke punuar edhe me artist të tjerë përmes FaceTime”./Insajderi.com

Burimi: Dazed