Alexandra Ocasio-Cortez i jep një kuptim të ri këngës W.A.P, përderisa Cardi B i kërkon të kandidojë për presidente

Alexandra Ocasio-Cortez i jep një kuptim të ri këngës W.A.P, përderisa Cardi B i kërkon të kandidojë për presidente

Cardi B i ka kërkuar Alexandra Ocasio-Cortez të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme të Amerikës.

Reperja i shkroi AOC në Twitter, e ajo ia ktheu me një slogan potencial nga kënga e re e Cardi B me Megan The Stallion, raporton Independent, shkruan Insajderi.

Kjo ishte përgjigje e një videoje në të cilën Ocasio-Cortez përdori këngën “Bodak Yelloë” përderisa po dërgonte mesazhe lidhur me sistemin shëndetsorë.

Cardi B tha: “Ajo duhet të kandidojë për presidente kur të bëhet 35 vjeç.” AOC do të mbush 35 vjeç në tetor të vitit 2024, që do të thotë se ajo ka mundësi të vërteta të kandidojë,

Ligji në Amerikë nuk e lejon askë nën këtë moshë të hyjë në garën për president.

Ocasio – Cortez u përgjigj: “Ëoman Against Patriarchy (ËAP)” duke i dhënë kështu një kuptim të ri këngës, që flet për marrëdhëniet seksuale mirëpo prej këndvështrimit të femrës së fuqizuar.

Kjo këngë ka marrë vëmendje të madhe, Russell Brand i ka bërë një analizë në të cilën ai diskuton nëse ajo është “një kryevepër e feminizmit apo pornografi”. Ai shtroi pyetjen nëse gratë janë duke tentuar të replikojnë vlerat që janë paracaktuar nga meshkujt patriarkal, gjë që bëri që ai të kritikohej në Twitter./Insajderi.com