Alicia Keys kishte krijuar varësi nga grimi

Alicia Keys kishte krijuar varësi nga grimi

Alicia Keys ka folur së fundmi për vendimin e saj në vitin 2016 që të mos vë më grim, njofton Insajderi.

“Grimi ishte shumë i rëndësishëm për mua. E kam përdorur që kur isha 16 vjeçare”, tha këngëtarja për “Glamour UK”.

“Pastaj iu futa botës së muzikës, dhe ishte diçka qe duhej bërë çdo ditë sa herë dilje në një shfaqje apo fotosesion. Dhe unë e bëra, sepse mendoja se kështu duhet bërë. E kuptova që kisha krijuar varësi ndaj grimit, nuk ndihesha rehat pa të”, thotë ajo.

Alicia Keys' Entire No-Makeup Makeup Grammys Look Cost Under $80 — Here's How to Shop It | Alicia keys hairstyles, Alicia keys braids, Cool hairstyles

Keys nuk përdori grim për një numër shfaqjesh në tapete të kuq dhe performanca atë vit. Eventualisht ajo zbuti qëndrimin e saj, duke thënë për “Allure” se “nuk jam skllave e grimit, nuk jam skllave e mendësisë që assesi nuk duhet përdorur. Kam mundësinë të zgjedh në çdo moment. Ajo është e drejta ime”. /Insajderi.com

Alicia Keys Without Makeup | Alicia Keys Will Look Hot Without Makeup at the Grammys, and Here's Proof | POPSUGAR Beauty Photo 10