Alketa Vejsiu është e lirë nga Coronavirus-i

Alketa Vejsiu është e lirë nga Coronavirus-i

Në postimin e fundit që bëri në rrjetin social, Instagram, moderatorja Alketa Vejsiu, zbuloi për herë të parë që ajo ishte e infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Për fat të mirë, para dy javësh Vejsiu ka dalë negative në testin që ka bërë, dhe tani është e lirë.

“Koronën e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 ditë izolim në shtëpi. Jam mirë për fat. Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda dhe lutem çdo ditë që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët!”, shkruan ajo.

Më pas, ajo thekson edhe njëherë seriozitetin e pandemisë dhe u kujton të gjithëve të jenë mirënjohës që gëzojnë shëndet të mirë.

“Korona nuk është shaka. Kujdesuni për veten! Falënderoni Zotin dhe festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë!”, ka përfunduar Alketa. /Insajderi.com