“Allah, Allah” – herë në Qabe “Haxhi” e here me modele të zhveshura

“Allah, Allah” – herë në Qabe “Haxhi” e here me modele të zhveshura

Kënga e re e Gold Ag  realizuar me një klip me femra të zhveshura, u kritikua fort kësaj radhe, sidomos nga gazetari Xhevdet Pozhari.

Pozhari ka hedhur akuza të rënda mbi këngëtarin duke ia përmendur edhe fenë islame.

Duke e quajtur “haxhi”, Pozhari thotë se Goldi e ka shndrruar fenë në biznes.

Ky është statusi i tij:

Nuk janë të paktë myslimanët të llojit të këtij “haxhisë”, Gold Ag. Ky është veç një prototip i atyre që fenë e kanë shndërruar në biznes.

Mushu gjynahe tan vitin, mandej nja një muaj “Allahu…Allahi”.

Lloji i këtyne mendojnë se mund t’i bëjnë dallavere edhe Zotit.

Dhe, të tillë ka shumë. Tepër! Në muzikë, politikë… kudo.