Alma Bektashi i bashkohet platformës më të madhe sociale

Alma Bektashi i bashkohet platformës më të madhe sociale

Ndonëse shumë nga të famshmit tanë të preferuar mund t’i gjejmë në rrjete sociale, Alma Bektashi kishte mbajtur veten larg nga Instagram.

Por jo më, sepse këngëtarja i është bashkuar komunitetit të të famshmëve në Instagram, duke hapur një llogari të sajën, njofton Insajderi.

Si postim debutues në rrjetin social, Bektashi ngarkoi një foto të saj ku shumë ndjekës, miq e kolegë të industrisë i uruan mirëseardhje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alma Bektashi (@almabektashi)

Më pas ajo vijoi të postojë edhe disa foto me Jonida Maliqin dhe Isida Mollaymerin e më pas një me Orgesa Zaimin. Duket që këngëtarja po shijon në maksimum llogarinë e saj në Instagram duke pëlqyer dhe replikuar komentet që po merr.

Për më tepër, ajo postoi edhe disa fotografi të qenushit të saj në Instastory. Ka vetëm dy ditë që ajo ka hapur llogarinë por ia ka marrë dorën bukur mirë. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alma Bektashi (@almabektashi)