Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare?

Alma Bektashi i jep fund martesës 25-vjeçare?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi, tash e sa kohë ka qëndruar larg botës së televizionit, njofton Insajderi.

Pothuajse gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private dhe rrallëherë ka folur për familjen e saj.

Së fundmi Alma është përfolur në mediat rozë pasi bashkëshorti i saj, Sokol Stafa la vendlindjen, Tiranën, për të jetuar në Prishtinë.

Por, disa prej mediave në Shqipëri kanë raportuar për një ndarje të mundshme mes dyshes.

Ky i fundit sipas “Panorama Plus” dyshohet se ka tradhtuar artisten me një psikologe rreth 20 vite më të re në moshë, e që si pasojë ka çuar në ndarjen e çiftit.

Këto dyshime i shton fakti se Bektashi i ka fshirë të gjitha fotografitë familjare dhe ato me bashkëshortin në rrjetet sociale.

Vet Alma nuk ka pranuar që të komentojë mbi këto aludime dhe raportime në media deri më tash./Insajderi.com