
Sa herë që një çift apo personalitet i famshëm, zbulon se është në pritje të ëmbël, publiku është gjithnjë i etur të dijë çdo gjë – që nga gjinia dhe emri që prindërit kanë zgjedhur.
Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, ishin të ftuar së fundmi në një emision turk, dhe me vete kishin edhe djalin e tyre Efehan, njofton Insajderi.
Ndër të tjerash, e pyetur për emrin, ndryshe nga shumë personalitete të famshme, ajo nuk ka nguruar ta ndajë me publikun.
Aktorja u shpreh se kishte menduar dy-tre emra, por i preferuari i saj mbetej Alina dhe ky mund të jetë me shumë mundësi emri i ardhshëm i foshnjës që po pret.
Lajmin se ata po bëhen prindër sërish, e bënë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e Almedës në Instagram në nëntor të vitit të kaluar.
View this post on Instagram
Ndërkaq me anë të një videoje e cila u publikua javë më vonë – në dhjetor – çifti zbuluan se po presin vajzë. /Insajderi.com
View this post on Instagram