Almeda Abazi ndan sekretin e saj për lëkurë të bukur dhe ju fare mirë mund ta bëni në shtëpi

Almeda Abazi ndan sekretin e saj për lëkurë të bukur dhe ju fare mirë mund ta bëni në shtëpi

Aktorja dhe modelja Almeda Abazi adhurohet nga shumë për lëkurën e saj të tërhequr dhe që shkëlqen.

Natyrisht rol të madh luajnë edhe gjenet, por gjithçka duket më bukur kur i tregojmë pak dashuri e kujdes – sidomos lëkurës.

Ajo thotë se të shumta janë ndjekëset e saj që e pyesin se si kujdeset ajo për lëkurën e fytyrës, dhe sot Almeda ndau sekretin e saj, njofton Insajderi.

View this post on Instagram

🦋 bare feet salty hair 🌊

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92) on

E bukura e këtij sekreti është se edhe ju mund ta bëni në shtëpi.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka zbuluar tretmanin që i bën fytyrës e që duhet të jetë fare i thjeshtë, me vetëm tre produkte.

Almeda për lëkurë kombinon xhelin e aloe veras, të bardhën e vezëve dhe fare pak mjaltë – të cilat i tund deri në një masë homogjene.

Pas përzierjes së këtyre tre produkteve, Almeda lyen më një furçë grimi të pastër gjithë fytyrën e saj dhe pastaj vendos faculeta të holla, dhe përsëri mbi faculeta aplikon një shtresë të hollë të përzierjes.

Ajo thotë se faculetat e njomura me përzierjen duhet të rrinë në fytyrë deri sa të thahen, dhe pastaj të hiqen nga fytyra me kujdes. /Insajderi.com