Almeda Abazi përsëri viktimë e komenteve keqdashëse

Almeda Abazi përsëri viktimë e komenteve keqdashëse

Mjaftoi dhurata luksoze e bashkëshortit të saj, që të nxiste urrejtje në sektorin e komenteve të Almeda Abazit, njofton Insajderi.

Si duket makina e tipit Range Rover qindra mijëra eurosh, shtyu një ndjekëse të saj t’i uronte aktores edhe vdekjen.

Një prej komentuesve, pas lajmit që Alameda ka gëzuar një dhuratë nga bashkëshorti, ka shpërthyer në mallkime duke i dëshiruar asaj të rrëzohej e aksidentohej me makinën. Këtij postimi, Almeda i është përgjigjur shkurt: “Allahu ju ndihmoftë, ndiej keqardhje për ju. Do të lutem për ju sonte…”

Kjo nuk është hera e parë, që aktorja merr komente të tilla. Para një jave ajo kishte ekspozuar edhe një tjetër person që e kishte sulmuar verbalisht në mesazhet private. Por edhe kësaj here, aktorja vendosi që ‘t’i vriste me mirësi’. /Insajderi.com