Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, djali i vogël i modeles së njohur shqiptare Almeda Abazit, iu nënshtrua një operimi.
Televisioni turk Channel D kishte raportuar se shkas i këtij operimi u bë një kist, por që gjithçka për fat të mirë përfundoi me sukses, dhe për këtë gjë ajo kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale.
SHIKO >Ermal Mamaqi ia qet ‘dellat’ Taynas është shumë e dashuruar në mua por jam i martuar
Së fundmi, Almeda ka qenë e ftuar pikërisht në një nga emisionet e Channel D, ku ka folur me emocione rreth asaj periudhe të vështirë në jetën e saj.
“Ishin ditë shumë të vështira. Ai kishte një kist, në fund të ballit, pranë kokës. Unë s’e dija që dhe bebeve mund t’i dilte diçka e tillë. U tremba dhe ia tregova Tolgahan-it”, tregoi fillimisht Almeda.
“Edhe pse më thoshin njerëzit që nuk është asgjë, u shqetësova dhe mendja më rrinte aty. Kur e çova tek mjeku më thanë që ishte një kist i vogël. Doktori tha se nuk ishte me shumë rëndësi dhe se me një operacion e heqim. Kur u përmend fjala operacion ngrica. Ai ishte akoma është shumë i vogël”, ka treguar më tej ajo.
Ndërkohë, Almeda Abazi së fundmi përmes një shkrimi në gjuhën shqipe në InstaStory, kishte falënderuar të gjithë fansat shqiptarë që u shqetësuan për shëndetin e Efehanit.
“Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguan për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajte të gjithë fëmijët kudo që janë”, kishte shkruar Almeda Abazi.