Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi në vitin 2017 kurorëzoi dashurinë me martesë me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, njofton Insajderi.
Në këtë datë, në familjen Sayisman ka edhe një festë tjetër.
Almeda feston ditëlindjen e saj të 29-të.
Përmes një postimi, Almeda e uroi Tolgën për përvjetorin e katërt të martesës, teksa ndau një fotografi nga dasma.
“🌹 13.02.2017 💍 Urime përvjetori i katërt i martesës i dashur @tsayisman ♥️ 13.02.1992 🎂 2️⃣9️⃣ …dhe urime ditëlindja për mua 🥰 Faleminderit të gjithëve për urimet e ngrohta. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, Almeda dhe Tolga janë prindër të një djali, ndërsa janë në pritje të bëhen prindër për herë të dytë, por akoma nuk dihet gjinia e foshnjës. /Insajderi.com