“Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë në jetën reale”, aktori i njohur zbulon skenarin e “Për’puthen”

“Alvisa dhe Hyseni po shtiren, ata janë bashkë në jetën reale”, aktori i njohur zbulon skenarin e “Për’puthen”

Dramat për emisioni “Për’puthen “ siç duket nuk kanë të ndalur.

Kjo pasi që gjithë debati që u bë para dy javë në prime për hyrjen e ish të dashurit të Alvisës paska qenë “skenar i radhës”.

Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” i ftuar ditën e shtunë në emisionin “Mes Yjesh” zbuloi prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.

Producenti i njohur u shpreh se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur edhe në jetën reale dhe se me këto veprime vetëm po gënjejnë të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, e gjithë kjo është një lojë shumë e keqe që ata janë duke përdorur për përfitime të tyre dhe të emisionit.

Alvisa Qarri

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenë unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët”, tha aktori.

Ai shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni, pasi që Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën së bashku.

Hysen Rama

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin”, tha ai.

Marius më tej, tha se ka frikë se nëse ata e shohin emisionin do ta ndryshojnë skenarin dhe beson që ata dy do të dalin nga emisioni si çiftë./Insajderi.com