Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të vijë me projekte të reja, njofton Insajderi.
Por, derisa po ju drejtohej ndjekësve përmes një Instastory, reperi ka zbuluar një fakt interesant.
Ai ka bërë të ditur se Ambasada Amerikane në Shqipëri ia ka bllokuar Instagram-in.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi./Insajderi.com