Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku bën fotografi me futbollistin portugez Cristiano Ronaldon

Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku bën fotografi me futbollistin portugez Cristiano Ronaldon

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, së fundmi ka publikuar një fotografi me futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo.

Në fotografinë e publikuar nga vetë ambasadorja, shihet se në krahun e saj është portreti prej kartoni i futbollistit ndër më të mirë në botë.

Si shumë herë tjera, ku Çitaku me anë të postimeve tregon se është një personazh mjaft aktiv nëpër rrjetet sociale, edhe këtë herë solli një fotografi mjaftë interesante për ndjekësit e saj në Instagram.

Kësaj fotografie, politikanja e njohur me humor i ka shtuar një përshkrim ku tha se Ronaldo e kishte lutur 100 herë të fotografoheshin bashkë, dhe më në fund ia plotësoi dëshirën.

“Më luti 100 herë, dikur ia plotësova dëshirën e dola në foto me të”, ka shkruar Çitaku.