Aktori Johnny Depp “kërcënoi të vriste” ish-gruan Amber Heard “shumë herë”, ka pohuar aktorja amerikane.
Ajo përshkroi një situatë kur ishte mbajtur peng për 3 ditë nga aktori gjatë së cilës ajo pretendoi se Z. Depp nuk u ndaj asnjëherë më drogën dhe alkoolin.
Depp, 57 vjeçar, po hedh në gjyq botuesin e The Sun mbi një artikull që i referohej atij si “rrahës gruaje” – por gazeta pohon se ishte e saktë.
Ai mohon 14 akuza për dhunë në familje, mbi të cilat Gazetat e Grupit të Lajmeve po mbështeten për mbrojtjen më gjyq.
Heard u ul në karrigen e dëshmitarit në Gjykatën e Lartë të Londrës në ditën e 10 të çështjes, dhe deklarata e saj me shkrim e dëshmitarit gjithashtu u dërgua në gjykatë.
Në të, ajo akuzoi aktorinDepp për abuzim verbal dhe fizik, duke përfshirë ulërimën, sharjet, kërcënimet, grushtimin, goditjen, si dhe “sjellje tejet kontrolluese dhe frikësuese”.
“Disa incidente ishin aq të rënda sa kisha frikë se ai do të më vriste mua, me qëllim, ose thjesht duke humbur kontrollin dhe duke shkuar shumë larg”, tha ajo. /Insajderi.com