Amerika nuk ishte ‘toka e ëndrrave’ për Dafina Zeqirin

Amerika nuk ishte ‘toka e ëndrrave’ për Dafina Zeqirin

Në fillimet e viteve 2000, Dafina Zeqiri u shpërngul nga Suedia në Kosovë, ku do të fillonte karrierën e saj në muzikë.

Gjatë një intervistë në Nd’rrimin e Natës ajo foli në detaje për fillimet e saj në industrinë e muzikës. Në këtë intervistë ajo u shpreh shumë hapur edhe për eksperiencën e saj në Amerikë, një ëndërr e kahmotshme e fëmijërisë së saj.

“Shkova në Amerikë, sepse si fëmijë në fakt si të gjithë fëmijët, mendoja se ishte vendi ku ëndrrat bëhen realitet. Mendoja se aty shkon për t’u bërë një yll”.

Por pak dinte ajo se në Amerikë do të përjetonte frikën e saj më të madhe, siç potencoi këngëtarja gjatë intervistës.

Nuk më pëlqen kur të tjerët më tregojnë çfarë të vesh e të këndoj“.

Në mars të vitit 2017, ajo kishte udhëtuar drejt Amerikës për të qëndruar për disa muaj.

Zeqiri thotë se gjatë qëndrimit atje kuptoi se duhej t’i besonte vizionit të saj dhe jo të ishte një ‘kallëp’ që shtëpia diskografike po krijonte.

“Në Amerikë kam mësuar se pse unë bëj muzikë. Këtu [Kosovë] jam prapë vetvetja sepse e kam gjetur vetveten, kam tejkaluar shumë gjëra në jetë. Jam shumë e lumtur me familjen, ekipin dhe fansat e mi. Unë mund të krijoj çdo gjë sipas vizionit tim, atje [Amerikë] je shumë nën kontroll, ata të trajtojnë si një produkt që tërheq të hyra.”

Më pas këngëtarja thotë se gjendja e saj ishte ngulfatëse, “Kjo për pak më ngulfati dhe aty vërejta se po bija në depresion. Nuk dija ta shpjegoja si po ndihesha dhe u kërkoja falje miqve dhe familjarëve.” / Insajderi.com