“Amerikanët duhet të gjejnë një mënyrë që të falin njëri tjetrin”

“Amerikanët duhet të gjejnë një mënyrë që të falin njëri tjetrin”

Pas një prej zgjedhjeve presidenciale më përçarëse në historinë e SHBA-së, Dave Chappelle përdori skenën e “Saturday Night Live” për të inkurajuar amerikanët të bashkohen, njofton Insajderi.

Në monologun e tij të gjerë, Chappelle gjithashtu u zhyt në pandeminë aktuale COVID-19, duke theksiar me sarkazëm se kishte një “të shtëna masive çdo javë” para pandemisë së Coronavirusit.

“Faleminderit Zotit për COVID”, tha ai, duke shtuar, “Diçka duhej t’i mbyllte këta vrasës, t’i mbante në shtëpi”.

Më pas, ai përmendi edhe Donald Trump-in në monologuan e tij, duke ironizuar me mënyrën se si ai trajtoi pandeminë.

“Donald Trump është një tip i egër”, tha Chappelle, duke kujtuar momentin që Trump sugjeroi injektimin e dezinfektuesve si një kurë të mundshme për COVID-19 dhe duke deklaruar se ishte “qesharake” kur presidenti kontraktoi sëmundjen.

Kah fundi i monologut të tij, Chappelle sugjeroi që amerikanët në të gjitha anët e spektrit politik “të gjejnë një mënyrë për të falur njëri-tjetrin” pas rezultateve të zgjedhjeve këtë vit.

“Duhet të gjesh një mënyrë për të jetuar jetën tënde”, tha ai, duke shtuar, “Duhet të gjesh një mënyrë për të gjetur gëzim”. /Insajderi.com

Burimi: Insider