Amerikani në rrugëtimin e tij të vështirë për të mësuar gjuhën shqipe

Amerikani në rrugëtimin e tij të vështirë për të mësuar gjuhën shqipe

Nëse jeni përdorues i rrjetit social TikTok, dyshojmë që nuk keni hasur në përdoruesin me emrin Ben Washburn.

Beni është një entuziast i fitnesit që jeton që disa kohë në Shqipëri (madje u vetë izolua në Tiranë), e dhënë faktin që e dashura e tij prej 3 vjetësh është shqiptare, i është përkushtuar maksimalisht mësimit të gjuhës shqipe.

View this post on Instagram

Quick NYC trip 🍎

A post shared by Ben Washburn (@bengwashburn) on

Por Beni nuk kishte llogaritur faktin që gjuha shqipe nuk është ndër gjuhët më të lehta për t’u mësuar, marrë parasysh gramatikën.

Përveç se po shijon bukuritë natyrorë të Shqipërisë, njerëzit mikpritës dhe kafenë e lirë e të mirë, ai po dokumenton edhe të mësuarit e gjuhës shqipe.

Në disa raste ai nuk mund të kuptojë se si një emër lakohet në rasa e për një proces të njëjtë gjuha shqipe ka folje të ndryshme. Marrim shembull foljen ‘vdes’.

Ai po mëson që folja vdes nuk përdoret njëjtë si për një njeri, një kafshë apo një lule – sepse gjuha shqipe ka foljet, “vdes”, “ngordh” dhe “vyshket”.

 

E më pas dëshiroi të mësojë fjalën “book” që në shqip është “libri”. Por, libri më pas tingëllon ndryshe në përdorimin në fjali – sepse emri lakohet në rasa e që gjuha shqipe i ka 5. E ‘Beni që ecën vetë’, nuk e ka ndërmend fare të dorëzohet, dhe vazhdon rrugëtimin e tij të vështirë, që është mësimi i gjuhës shqipe. /Insajderi.com