Ana 1 përjashtohet nga “Për’puthen” por nuk la studion pa puthur Atdheun

Ana 1 përjashtohet nga “Për’puthen” por nuk la studion pa puthur Atdheun
Burimi i fotografisë: SS: Top Channel/Youtube

Puntata e fundit e “Per’puthen Prime”, ishte tejet intensive sa i përket ngjarjeve dhe përplasjeve të konkurrentëve, njofton Insajderi.

Pas disa javësh, u mor vendimi se Ana Lleshi dhe Arjon Luli përjashtohet zyrtarisht nga formati, për historinë që ka ndodhur mes tyre, dhe që bie ndesh me rregulloren e programit – ndonëse një përqindje e madhe e publikut kishte votuar që Ana 1 të qëndronte.

Por, një përshendetje si duhet u bë në momentin që Ana erdhi në studio, duke u shfaqur për herë të parë publikisht që pas intervenimit estetik në hundë.

Ajo erdhi me qenushin e saj, për përballjen e fundit më të gjithë konkurrentët e tjerë, pa përjashtuar këtu Sindin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Në fund fare, ajo i kërkon Atdheut, me të cilin kishte bërë disa takime para penalizimit, që ta puthte aty. Ky i fundit ishte i pëlqyeri i Sindit e cila e kishte ftuar në disa takime të shumta.

Atdheu respektoi kërkesën e Anës, u çua dhe i dhuroi një puthje të gjatë Anës në sytë e Sindit.

Momentin e puthjes së tyre mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)