Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë? Ndjekësve nuk ju shpëtojnë detajet

Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë? Ndjekësve nuk ju shpëtojnë detajet

Atdhe Xheravina dhe Ana Lleshi janë dyshja e cila bëri bujë në media me puthjen e tyre, e cila ishte e para që u dha në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, njofton Insajderi.

Të dy tashmë janë larguar nga ky emision, për arsye të ndryshme, por si duket pas daljes kanë filluar aventurën e tyre jashtë.

Ndjekësit e tyre dhe të emisionit kanë kapur disa detaje dhe kanë aluduar se ata jetojnë në një shtëpi.

Ndërsa, janë futur në ‘video live’ në Instagram, ajo që ka rënë në sy është divani, dritarja dhe këndi i dhomës së qëndrimit të cilat janë identik tek të dy.

Kujtojmë se, që në futjen e tij në program, Atdheu kishte shprehur pëlqim për Anën, si për asnjë vajzë tjetër. Madje, ata kishin bërë dy takime bashkë të cilat kishin shkuar mjaft mirë dhe publiku i donte si çift. Por, për shkak se Ana kishte shkelur rregulloren e emisionit, ishte përjashtuar dhe u duk sikur njohja e tyre mbet në gjysmë. Por, me gjasë këtë njohje ata e vazhduan jashtë. Ende nuk dihet nëse janë bashkë, pritet një konfirmim nga vetë ata./Insajderi.com