Ana e “Për’puthen” rrëfen se si u bashkua vetëm para dy vitesh me nënën biologjike

Ana e “Për’puthen” rrëfen se si u bashkua vetëm para dy vitesh me nënën biologjike

Që kur u bë pjesë e ekranit televiziv, Diana Lleshi ka qenë në vëmendje publike gjithmonë për të kaluarën e saj në fëmijëri.

Bukuroshja disa herë ka rrëfyer brenda emisionit “Për’puthen” që si e vogël ka filluar të punojë, duke e cilësuar fëmijërinë si të vështirë.

Së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë në “Why Not” me Roza Latim, ku ka rrëfyer çdo gjë që ishte e paqartë për të kaluarën e saj.

Ajo tregoi se në moshën 3-vjeçare ishte ndarë nga nëna e saj biologjike dhe është rritur pa dashurinë e së ëmës, por janë ribashkuar para dy vitesh.

Mes lotëve Ana u shpreh, “Është një temë që është delikate për mua dhe nuk kam sesi të mos jem e ndjeshme. E kam njohur vitet e fundit, jetoj me të prej dy vjetësh edhe jam shumë e lumtur që e kam njohur, që ajo më njeh mua dhe lumturohet që jam pjesë e saj. Prej ditës parë që e kam parë e kam kuptuar se është nëna ime prej ngjashmërisë që kam me të. Janë ndarë që kur kam qenë shumë e vogël me babanë tim të ndjerë, kam qenë diku 3-vjeçe. Mundohem  që ta rikuperojë kohën e humbur për motive dhe arsye të tjerëve”.

Ndërsa, bukuroshja i është futur edhe botës së muzikës. Para disa javësh ka lansuar edhe projektin e saj të parë me titull “DEAL”, i cila mori edhe kritika të shumta. /Insajderi.com