Ana Kabashi e tepron me vallëzim seksual në koncert

Ana Kabashi e tepron me vallëzim seksual në koncert

Njëra ndër këngëtaret më atraktive të estradës shqiptare nuk ka dyshim se është edhe Ana Kabashi.

Bukuroshja, e cila më së shumti përflitet për linjat trupore, po vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Zeshkania së fundmi ka performuar në Prizren, ndërsa nuk i ka kursyer fotografitë dhe videot provokuese.

Një të tillë, e ka postuar në llogarinë e saj personale, Instagram, ku në plan të parë edhe këtë herë ka vënë figurën e saj trupore.

Në ndërkohë, nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj.

Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit që ka lansuar titullohet “Papa” në bashkëpunim me motrën e saj, Artën dhe Beraton.

Gjithashtu, Ana është duke punuar në projekte të reja, që pritet t’i sjellë në ditët në vijim.