Një nga konkurrentet e “Për’puthen”, Ana Kauri prej kohësh ka shfaqur mosbesimin e saj për lidhjen farsë të Tea Trifonit dhe Andi Shehit.
Pak ditë më parë, Tea dhe Bearti konfirmuan lidhjen e tyre me disa fotografi në llogarinë zyrtare të revistës “Kosovarja” në Instagram.
Gjatë ditës, Tea Trifoni reagoi për herë të parë me anë të një videoje të publikuar në Youtube. Ajo pretendon se produksioni ishte në dijeni të lidhjes së saj me Beart Rexhepin, përveç Arjan Konomit.
Nga shumë që reaguan publikisht për këtë zbulim të beftë, ishte edhe Ana Kauri. Në shkrimin e saj ajo kritikon ashpër gjithë sjelljen e Teas.
“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea, tani të ra ndërmend publiku ty? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan page-et Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita-ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet që bëheshin për ju të dy? Ku ishte Tea të thoshte po Bearti ku është apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot viktimën brenda dhe po e bën jashtë?”, shkruan Ana në postimin e saj. /Insajderi.com